Nxënësit e Shkollës për Edukim “Jakup Asipi” në Shtëpinë e Shkronjave në Manastir
Sot nxënësit e Shkollës për Edukim “Jakup Asipi” ishin në Shtëpinë e Shkronjave në Manastir. Aktiviteti në fjalë ishte organizim i përbashkët midis Shoqatës “Vllaznia” dhe Komunës së Likovës.
Të shoqëruar nga kryetari Shoqatës “Vllaznia”, hoxhë Ajhan Abazi, ashtu si edhe mualime dhe anëtarë të Kryesisë së Shoqatës, fëmijët me autobus ishin në Manastir, duke i bërë vizitë Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Veç Muzeut, vizitë iu bë edhe bibliotekës së parë shqipe në Manastir, ashtu si edhe xhamisë qendrore në Manastir. Aktiviteti u përmbyll me ngrënien e drekës dhe shëtitje në çarshinë e qytetit.
Ky aktivitet realizohet në vigjilje të 22 Nëntorit, ditës së alfabetit të gjuhës shqipe.