BallinaMaqedoni

Në Maqedoni së shpejti do të kemi letërnjoftime dhe leje për vozitje të instaluara në telefon

Me super aplikacionin për shërbime celulare ELI po shkojmë drejt një demokratizimi revolucionar të shërbimeve publike, thotë zëvendësministri për transformim dixhital Radoslav Nastasijevic Varxhiski.

– Me këtë aplikacion do të hapet mundësia për të prezantuar ID-portofolin, versionin dixhital të letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve me të cilat qytetarët do të identifikohen gjatë përdorimit të shërbimeve dixhitale përmes telefonit të tyre celular, si dhe do të lidhet edhe me portalin e shërbimeve gov.mk – tha Varxhiski në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndërmjet Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të BE-së, transmeton portali Lideri.mk, në kuadër të temës së dytë kushtuar “Tranzicionit dixhital, veçanërisht në shërbimet publike lokale dhe rajonale”.

Aplikacioni ELI zhvillohet përmes programit “Digital Europe”.

”Formimi i Ministrisë së Transformimit Dixhital është një hap strategjik që konfirmon vendosmërinë e Qeverisë për të vendosur dixhitalizimin si një nga prioritetet e saj më të larta. Qasja jonë është e orientuar drejt nevojave të qytetarëve dhe për këtë arsye, me një sistem të integruar, dëshirojmë të lehtësojmë aksesin e përdoruesve në shërbimet online për qytetarët, në informacionin e postuar në faqet zyrtare të ministrive dhe të qeverisë. për të përshpejtuar dhe përmirësuar shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve”, shtoi Varxhiski./Lideri