BallinaMaqedoni

Murtezani: Mickoski i shkon Kurtit në Prishtinë, muajin e ardhshëm seancë e përbashkët ndërqeveritare!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbledhjen e parë të përbashkët do ta zhvillojë me Qeverinë e Kosovës, më 18 nëntor të këtij viti në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur, në një intervistë për gazetën LAJM, ministri për Çëshje Evropiane, Orhan Murtezani.

“Kur jemi te Kosova, do të doja që me shikuesit tuaj ta ndaj edhe një infomacion ekskluziv. Me datë 18 nëntor Qeveria e Maqedonsië në krye me kryeministrin Hristijan Mickoski do të qëndrojë në Prishtinë për takim bilateral Qeveri me Qeveri dhe mendoj se me këtë vullnet bien në ujë të gjitha ato akuza sidomos nga opozita shqiptare, e cila frikën e pranimit të faktit se është në opozitë mundohet ta mbulojë me atë duke shitur mjegull se Maqedonia e Veriut, orientohet drejt Serbisë. Ja një akt konkret i qeverisë së re, ne do të shkojmë në Prishtinë para se të shkojmë në Beograd”, tha Murtezani për gazetën LAJM.