BallinaMaqedoni

Ahmeti publikon video përmbledhje të deklaratave të Mickoskit: Janë udhëzime të tij për Gjykatën Kushtetuese

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka publikuar një video përmbledhje me deklarata të kryeministrit Hristijan Mickoski, që sipas kreut të integristëve, janë udhëzime publike që i pari i ekzekutivit po u jep gjykatësve në Kushtetuese.

“Kronikë e shkurtër e një paralajmërimi të dokumentuar paraprak të vendimeve të qeverisë dhe të udhëzimeve të drejtpërdrejta dhe publike politike për Gjykatën Kushtetuese!”, ka shkruar Ahmeti në mbishkrimin e videos.