Pas vitit të ri ulet çmimi i veturave të përdorura – vetura që tani kushton 10 mijë euro, do të kushton 8 mijë
Ulja e taksës së importit për veturat e përdorura, e paralajmëruar për fillimin e vitit të ardhshëm, hap mundësi të reja për blerësit në Maqedoni.
Sipas analizave ekonomike dhe trendeve të tregut, çmimet e makinave të përdorura pritet të ulen me 15 deri në 20 për qind, veçanërisht çmimet e tomjeteve më të vjetra se 10 vjet, shkruan Radar.mk.
Kjo rënie e çmimeve është rezultat i vendosjes së taksave më të ulëta për emetimin e dioksid karbonit, si dhe uljes së taksës së vlerës së shtuar (TVSH) për importin e makinave, e cila do të jetë e vlefshme nga viti i ri, transmeton Zhurnal.
Ndryshime në politikën tatimore
Në periudhën e kaluar, qeveria ka punuar në mënyrë aktive në përmirësimin e kushteve për importin e makinave të përdorura.
Një nga masat më të rëndësishme është ulja e taksës së emetimit të CO2, e cila ndikon drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar të automjeteve.
Kjo masë pritet të mundësojë uljen e çmimeve të automjeteve që tashmë kanë një histori të gjatë në treg, pra atyre më të vjetra se dhjetë vjet, të cilat shpesh janë më të përballueshmet për nga çmimi për një pjesë të madhe të blerësve në Maqedoni.
Ulja e TVSH-së për makinat e reja do të përmirësojë gjithashtu tregun për ata që kërkojnë të blejnë automjete me emetim më të ulët dhe standarde më të larta mjedisore.
Ky kombinim masash pritet të krijojë mundësi të reja ekonomike si për qytetarët ashtu edhe për tregtarët e makinave të përdorura.
Tregu në Evropë: motivim shtesë
Në këtë trend kanë ndikuar edhe lëvizjet e tregut evropian, veçanërisht në Gjermani, vend që konsiderohet si një nga eksportuesit kryesorë të automjeteve të përdorura.
Çmimet e makinave në Gjermani tregojnë një trend stabil të uljes – edhe për modelet më të përdorura.
Sipas të dhënave të fundit, çmimet e makinave më të johura të përdorura kanë rënë për rreth 300 euro muajt e fundit, transmeton Zhurnal.
Kjo rënie lidhet me ndryshimet në kërkesë, si dhe me presionin global për të reduktuar gazrat e dëmshëm të shkarkimit, duke rezultuar në një rritje të ofertës së automjeteve më pak të dëmshme në treg.