Ilire Dauti në Rose – Një rrëfim mes jetës personale dhe profesionale të deputetes së Kuvendit të RMV-së
Po nis rrugëtimin emisioni më i ri në Telegrafi Maqedoni, një format dedikuar grave të suksesshme, ato që janë inspirim për shumë gra të tjera.
“Rose” nis me të ftuarën e parë, deputetën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ilire Dauti.
Ilirja vjen me një rrëfim ndryshe, mes asaj personales dhe profesionales, një rrëfim pa shumë politikë por me shumë histori suksesi brenda vetes.
E kur e përmendim politikën, Ilirja thotë se nuk është nënë që do të ndikonte që fëmijët e saj të merren me politikë, mirëpo e rëndësishmë është të kenë të gjitha vlerat e duhura njerëzore dhe më pas të orientohen vetë se në çfarë profesioni e shohin veten.
“Në parim dua që ata të ndërtohen njëherë si njerëz, me ato vyrtyte të cilat ju duhen, të marrin edhe shkollimin e duhur që do të ju nevojitet për pjesën tjetër të jetës që do ta kryejnë. Kur do t’i bëjnë këto të parat, atëherë ato vetë do të jenë të gatshëm të vendosin se çfarë duan të bëjnë në jetën e tyre. Unë mendoj që vlerat janë mbi të gjitha, sepse mendoj që njerëzit që janë të ndërtuar mirë, janë së pari ashtu mirë për vetën e tyrë e më pas edhe për rrethin…”, deklaroi Dauti.
Iliren njerëzit e mbajnë mend për Ligjin për Shtetësi, për rezistencën e saj që ai proces të kalojë me sukese dhe të zgjidh problemet e shumë qytetarëve që deri në atë kohë kishin mbetur pa asnjë ndihmesë.
Për këtë Ilirja thotë: “Janë qindra që përmes meje kanë kaluar, përmes pyetjeve të deputetëve për të cilët unë kam qenë në një betejë te jashtëzakonshme më të gjithë qeverinë derisa u bindën të gjithë se unë nuk do zbrapsem nga kjo. Ai ligj vazhdoi të ketë vështirësitë e veta edhe në zbatim, në implementim dhe më është dashur të jemë në një luftë të vazhdueshme me institucionet ashtu siç ka parë dhe opinion i gjërë”.
Për fund, Ilirja tha se secili qytetarë, pa dallim gjinie, duhet të kuptojë se si duhet kombi dhe si duhet punuar për komb, sepse vetëm duke punuar me ide të qarta, gjeneratave të ardhshme do të ju trashegojmë një të ardhme më të mirë.
Ky emision mundësohet nga Restorant Sirena, Nasa Term dhe Ama Caffe.
/Telegrafi/