Djaloshi nga Shkupi vetëm 7 vjeç, kaloi 19 kilometra në këmbë deri në Majën e Pllatit
Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Daradania”, nga Shkupi, me datë 27.10.2024 ka ngjitur Majën e Pllatit (Ortegut) – 2401 m/lmd, dhe anasjelltas, që gjendet në Parkun Kombëtarë ‘Mali Sharr ‘, rajoni i Tetovës.
E veçanta e kësaj ngjitje ishte, pasi që në grupin prej 13 antarëve të SHBA “Dardania”, këtë maje e ngjiti edhe anëtari më ri Nderim Rexhepi, i cili ka vetëm 7 vjet e 8 muaj dhe pa asnjë problem ariti ta përshkoi shtegun prej 19 km, me një disnivel prej afërsisht 750 metrave, dhe të ngjitet në majën e Pllatit, në lartësi mbidetare prej 2401 metrave, shkruan portali Lideri.mk.
Nderimi, gjithë shtegun e kaloi pa asnjë asistencë apo ndihmese nga grupi. Ky rastë duhet të shërbejë për nxitje dhe motivim tek rinia që sa më shumë të dalin në natyrë, pasi që përfitimet si në aspektin fizik dhe psiqik janë të dobishme për shendetin e njeriut.
SHBA “Daradania”, në kontinuitet bënë thirje si në media dhe rrjete sociale, që sa më shume qytetarë të grup moshave të ndryshme t’ju bashkangjiten dhe të vizitojnë bukuritë që i ofron natyra./Lideri