BallinaMaqedoni

Dy studentë të shkëlqyeshëm shqiptarë marin pozita udhëheqëse në MEPSO, njëri nga Kumanova, tjetri nga Gostivari

“Artan Ramani nga Kumanova dhe Ardi Amza nga Gostivari, të diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Informatike në Shkup, si studentë ekselent me notë mesatare gati se 10.00, avancohen në pozita udhëheqëse në SHA MEPSO”, ka njoftuar Burim Latifi, drejtor i MEPSO-s.

“Ndjej krenari dhe kënaqësi të veçantë kur këtyrë kuadrove të jashtëzakonshëm për herë të parë historikisht ju jepet mundësia ta dëshmojnë kapacitetin e tyre në pozitat: udhëheqës në departamentin e trafostacioneve dhe udhëheqës në departamentin e largpërçuesve, dy shtylla këto të SHA MEPSO.

Si drejtor gjeneral i SHA MEPSO por edhe si profesor universitar, dua të potencoj që lutja ime e vetme për Ardin dhe Artanin është që punën ta kryejnë në mënyrë profesionale dhe me nder, pa çfarëdolloj kushtëzimi politik ose partiak nga ana ime.

Ka ardhur koha e meritokracisë, e profesionalizmit!”, ka shkruar Latifi.