Turqi: Banka ia transferoi gabim 6 milionë euro, burri i ktheu se është ‘haram’
Kur Özkan Aydik, një punëtor pastrimi 42-vjeçar me banim në distriktin Gölcükler të rrethit Menderes në Turqi, hyri në aplikacionin mobile banking për të paguar faturën e gazit mëngjesin e 23 tetorit, ai pa se ishin 23 milionë e 16 mijë e 393 lira turke (mbi 6 milionë euro) të depozituara në llogarinë e tij. Aydik, i habitur shumë, raportoi menjëherë situatën tek shërbimet e klientëve të bankës.
Aydik, i cili donte të mësonte se nga vinin këto para, pasi nuk u dhanë asnjë informacion, shkoi menjëherë në filialin e bankës. Ai i i ktheu të gjitha paratë por përsëri nuk mund të zbulonte se nga erdhi tërë ajo shumë, raportojnë mediat në Turqi.
Aydik ka deklaruar se nuk i ka treguar askujt për situatën paraprakisht sepse nuk donte t’i ngatërrohej mendja dhe pasi i ktheu paratë në bankë, ia shpjegoi situatën familjes dhe fqinjit. Më pas qytetari i ndershëm ka shkuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Menderes dhe ka dhënë një deklaratë.
Aydik tha se ka pasur një tronditje të madhe dhe se e ka kthyer të gjithë shumën sepse ishin para haram. “Kur hyra në aplikacionin tim mobile banking për të paguar faturën e gazit natyror, pashë se kisha më shumë se 23 milionë lira në llogarinë time, u habita dhe menjëherë thirra shërbimin e klientit të bankës dhe pyeta se nga erdhën këto para. Kur nuk mora përgjigje, shkova menjëherë në bankë dhe i shpjegova situatën. Ata bënë disa telefonata: “Dhe më pas i ktheva të gjitha paratë në bankë, sepse ishin para haram”, tha ai.