BallinaMaqedoni

BDI në Dibër: Do të vazhdojmë luftën tonë demokratike së bashku me aleatët tanë ndërkombëtarë

Derë më derë, në çdo vendbanim shqiptarë për të degjuar dhe diskutuar me popullin.

Sonte në Dibër në mbledhjen e hapur me antarët dhe simpatizantët të organizuar nga dega e BDI-së në Dibër, siguruam popullin tonë se siç kemi qenë nismëtarë të të gjitha të arriturave të shqiptarëve me sakrifica të shumta, ashtu do të jemi edhe gardianë të ruajtjes të paqes, përfaqësimit të drejtë dhe barazisë në vendin tonë.

Nuk do të tolerojmë rrënimin e kohezionin shumëetnik në Maqedoninë e Veriut për asnjë çmim.

Do të vazhdojmë luftën tonë demokratike së bashku me aleatët tanë ndërkombëtarë, njëherit edhe garantues të Marrëveshjes së Ohrit.(BDI)