Do të ulen çmimet e taksave në pikëpagesat rrugore?
Mysafir në lajmet e Alsat M ka qenë zëvendës drejtori i Rrugëve të Maqedonisë së Veriut, Nazim Taipi. Ai me tjerash ka folur për vazhdën e punëve në Korridorin 8, duke shprehur optimizem se dinamika do të jetë më e madhe se deri tani. Taipi është pyetur edhe për premtimin parazgjedhor të koalicionit VLEN për ulje të çmimit të taksave rrugore për 50 për qind. Me ketë rast ai ka rikujtuar se tani po grumbullohen mjete më shumë se në të kaluarën dhe se po shqyrtohet realizimi i këtij premtimi.
Taipi me siguri më të madhe ka paralajmëruar se taksat rrugore në pikëpagesat që do të vendosen në Korridorin 8 do të jenë me çmim më të ulët.
“Për momentin jemi në rishqyrtim dhe mendoj se pikat e reja pagesore në Korridorin 8 do të kenë çmime të reja”, theksoi Taipi.
Intervista e plotë në videon në LINK: https://www.facebook.com/share/v/KJH8D84BwtBz8sxf/?mibextid=UalRPS