Maqedoni

Ganiu: Në RMV s’ka ndodhur asgjë shqetësuese përpos që BDI ka shkuar në opozitë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka reaguar pas letrës kyetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, dërguar letër në adresë të liderë shqiptarë dhe atyre ndërkombëtar për të shprehur, siç thotë, shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Ganiu, në reagmin e tij shkruan se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese përpos që pas 22 viteve ka ndodhur rotacioni politik dhe BDI ka shkuar në opozitë.

“Kur BDI dobësohet – shqiptarët fitojnë: Familjet shqiptare shpëtojnë nga epidemia e kazinove; komunat shqiptare fitojnë miliona euro mbështetje për projektet e tyre; universitetet shqiptare fitojnë miliona euro për ndërtim; studentët shqiptarë fitojnë pajisjet më të reja teknologjike për të mësuar; pensionistët shqiptarë fitojnë rritje të pensioneve; mësimdhënësit shqiptarë fitojnë rritje të rrogave. Kur BDI ishte e dobët – vendi ynë u bë anëtar i NATO-s!

Vlera më e madhe e çdo shoqërie demokratike është pluralizmi politik. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pas 22 vitesh votuan për ndryshimin. BDI-së i takon të reformohet dhe të sjellë një gjeneratë të re politikanësh të cilët janë pa hipoteka nga e kaluara. Ndërsa orientimet strategjike të shtetit i përcakton Qeveria”, shkruan Ganiu.