Mickoski: 250 milionë euro për investime kapitale për komunat!
Në ditën kur komunat nënshkruan marrëveshje me Qeverinë lidhur me mjetet që Qeveria shpërndanë për investime kapitale tek komunat, kryeministri Hristian Mickoski siguroi që nuk janë bërë dallime se nga cila parti vjen kryetari, nga opozita ose partitë që përbëjnë Qeverinë.
Ai tha se këto mjete janë shpërndarë me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Marrëveshjet u nënshkruan nga ana e Ministrave nga të cilat Komunat do t’i marrin mjetet për projekte të ndryshme me të cilat kanë aplikuar e fituar këto mjetet nga Qeveria.
Kryeministri Mickoski tha se sot fillon realizimi edhe i një premtimi që e kishte dhënë koalicioni që sot përbën Qeverinë.
“Shpresoj që sa më shpejtë prej tash do të mundet edhe ata që në afatin e parë u mungonin dokumente ti përmbushin, deri kur ishte Zllatko? Deri me të 10-tin, apo deri më 15 nëntorë kësht që do të mund edhe disa marrëveshje shtesë ti nënshkruajmë me ato komuna. Për vitin e ardhshëm dua tju tregoj se në kuadër të buxhetit janë paraparë mjete shtesë për investime kapitale të komunave të cilat tani do të jenë shuma më të larta, nëse këtë herë ishin 44 euro për kokë banori, në thirrjen e ardhëshme mendoj se do të jenë 130 apo 135 euro për kokë banori.Kështu që nëse keni projekte tjera të aplikoni në atë thirrje të konkuroni sepse duam të tregojmë se kjo qeveri është e hapur me të gjitha komunat, pavarësisht asaj nëse kryetari vjen nga partitë që përbëjnë Qeverinë ose prej atyre që për momentin janë opozitë” – tha Mickoski.
Në mesin e ministrave që nënshkruanin projekte, shqiptarë ishin vetëm Izet Mexhiti dhe Fatmir Limani, krah tyre ishin Perinski, Nikollovski, Ristevski dhe disa ministra të tjerë.
Kujtojmë se, nga kjo thirrje nuk kanë përfituar asnjë qindarkë Komuna e Sarajit, Tearcës, ajo e Strumicës dhe e Karposhit, të cilët kanë pasur reagime të shumta se këto mjete janë ndarë në baza politike.