Maqedoni

VMRO-DPMNE: harxhimet për ushqim dhe pije u ulën për 1.000 denarë!

Harxhimet për ushqim dhe pije janë ulur për 1.000 denarë, masat e Qeverisë për uljen e çmimeve po japin rezultate – thonë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas kësaj partie, rriten fuqia blerëse e popullatës kurse ekonomia shënon gjithashtu rritje, për të nisur sic thonë, transformimi ekonomik I vendit.

“Shporta minimale sindikale, që llogaritet nga LSM-ja, qartë tregon se harxhimet për ushqim dhe pije për një familje katëranëtarëshe, në tetor krahasuar me shtatorin e këtij viti, janë ulur për 1.000 denarë. Dëshmi më të madhe se masat qeveritare japin fryte, nuk ka” – tha Brane Petrushevski, VMRO.

Qytetarët nuk janë lënë të vetëm. Qeveria ndërmerr masa reale për ruajtje dhe rritje të standardit jetësor. /tvklan.mk/

Rriten pensionet, pagat, përmirësohet klima e biznesit. Populli ka partner Qeverinë, që punon për të e jo kundër.

Inflacioni është midis 2% dhe 2.5%, gjatë LSDM-së ishte dyshifrore. /tvklan.mk