Lajm i fundit: Japin dorëheqje kolektive anëtarët e Komisionit për falje
Profesori Gordan Kalajxhiev në profilin e tij në Facebook ka bërë të ditur se anëtarët e Komisionit për falje kanë dorëzuar dorëheqje kolektive.
“Njoftojmë publikun për dorëheqjen tonë kolektive nga pozitat e anëtarëve të komisionit të faljes. Këtë vendim e morëm në përputhje me parimet tona personale dhe profesionale”, shkruan profesori Kalajxhiev, transmeton Lideri.mk.
Në njoftim ai i përmendi me emra të gjithë anëtarët e komisionit: Prof.dr.Metodija Kanevçe, Prof.Dr. Gordan Kalajxhiev, Prof. dr. Arlinda Kadri Sahinoviq, Dr. Zora Mitic, Ana Gjordjieva Ivanovska dhe Ajten Shaqiri./Lideri