Ganiu mori pjesë në sfilatën e modës e përkrahur nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup
Mbrëmë pata kënaqësinë të marr pjesë në sfilatën e modës “Ritmi i Zanateve dhe Kreacioneve Tradicionale Maqedonase,” një ngjarje e përkrahur nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup dhe e organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Mirëseardhjes në Maqedoni, “Welcome Centre”. Ky event i veçantë, i cili vlerësoi zanatet dhe kulturën tradicionale, bashkoi njerëz nga fusha të ndryshme dhe na përkujtoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore përmes modës.
Dua të shpreh mirënjohjen time për organizatorët dhe krijuesit që, përmes kreacioneve të tyre, risollën në jetë vlerat e artizanatit tonë, duke ndërthurur traditën me modernitetin. Kjo sfilatë më dha mundësinë të reflektoj mbi rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe pasurisë sonë për brezat e ardhshëm.