Sot një javë arrin ftohti i madh në Ballkan, në disa vende edhe borë
Sipas azhurnimit më të fundit të modelit meteorologjik evropian (ECMWF), duke filluar nga 2 nëntori dhe në ditët në vazhdim, territori i tërë Ballkanit do të preket nga një valë shumë të ftohtë që do të zbresë nga veriu dhe nga verilindja e kontinentit evropian, transmeton Zhurnal.mk.
Në një situatë të tillë, mbi Itali dhe Adriatikun jugor do të formohet një sistem ciklonik dytësor që, në bashkëpunim me ajrin e ftohtë në shumë zona të Ballkanit, do të sjellë dëborën e parë në shumë qytete për këtë sezon.
Në pjesën më të madhe të Ballkanit, së paku sipas informacionit që kam aktualisht, do të formohet edhe një mbulesë dëbore (nga 5 deri në 10 cm), ndërsa lokalish, zona më e prekshme nga kjo valë bore do të jetë Bosnja dhe Hercegovina, ku pritet nga 15 deri në 20 cm borë në qytete, dhe mbi 30 cm borë në vendet malore.
Me këtë valë të ftohtë, presim edhe temperatura negative, dhe kështu presim edhe ngricat e para të rëndësishme për këtë sezon.
KOMENT: Situata rreth kësaj do të ndiqet vazhdimisht, dhe sigurisht do t’ju informojmë me kohë për çdo gjendje të re meteorologjike. Nëse kjo vazhdon kështu, dhe modelet janë me të vërtetë të parashikueshme për një skenar serioz dimri në fillim të nëntorit në Ballkan, le të përgatitemi për temperatura të pazakonta të ulëta për dekadën e parë të nëntorit dhe për një arritje shumë të hershme të dimrit këtë vit.