Nesër zgjedhje të reja në Bullgari, Mickoski preferon fitore të Bojko Borisovit
Kryeministri Hristijan Mickoski pret që qytetarët bullgarë të zgjedhin qeverinë më të mirë që do të punojë në interes të qytetarëve bullgarë.
I pyetur nëse e ka të preferuarin e tij në zgjedhjet në Bullgari, të cilat do të mbahen nesër, Mickoski thotë se partia e Bojko Borisovit, GERB, është parti që është pjesë e PPE-së, ku është anëtare edhe VMRO-DPMNE, kështu që është logjike të dëshiron që Borisov të jetë ai që do të formojë qeverinë, transmeton Lideri.mk.
“Unë supozoj se qytetarët bullgarë e dinë më së miri kë të zgjedhin dhe t’i përfaqësojnë si në parlamentin bullgar ashtu edhe në qeverinë e ardhshme bullgare. U uroj zgjedhje të suksesshme, të ndershme dhe demokratike dhe të zgjedhin qeverinë më të mirë që ata mendojnë se do të funksionojë në interes të qytetarëve bullgarë dhe që do të promovojë stabilitet në rajon dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Nuk mund të veçoja se kush do të ishte bashkëbisedues më i mirë, por mund të them se me partinë GERB, që drejtohet nga Borko Borisov, jemi në të njëjtën familje në Partinë Popullore Evropiane dhe është logjike të dëshirojmë një parti politike që vjen nga familja jonë për t’i fituar zgjedhjet”, tha Mickoski./Lideri