BallinaMaqedoni

Petrushevski: 300 milionë euro projekti për rrugën Shkup-Bllacë, kalkulime për përfitime personale për individë nga LSDM dhe BDI

“LSDM-BDI nuk bënë asnjë autostradë. Gjithçka bënë ishin vetëm kalkulime për krime dhe përfitime për individë”, thonë nga VMRO-DPMNE, duke potencuar se Autostrada Shkup – Bllacë me gjatësi prej 10 kilometrave është projektuar në trasenë që shtetit do t`i kushtojë 300 milion euro.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski tha se projekti i kësaj rruge ka qenë ide për përfitime personale e jo për ndërtim me çmim real.

“Është zgjedhur traseja, sipas së cilës një grup i caktuar njerëzish, pak para nisjes së projektit kanë blerë prona. Është e qartë se kreu I LSDM-së dhe BDI-së ka dashur që seriozisht të përfitojë nga eksproprijimi dhe traseja me shumë tunele. Për këtë është njoftuar PTHP-ja dhe presim procedurat. Populli pret përgjigje nëse qeveria e mëparshme ka dashur të inkasojë miliona përmes njerëzve të afërt. PTHP-ja të inicojë procedurë dhe të jep përgjigje. Maqedonia s`ka 300 milionë euro për t`i hedhur në autostradën prej vetëm 10 kilometrave. Traseja duhet të riprojektohet dhe të fitohet autostrada me çmim shumë më të ulët”, tha Petrushevski.