Opinion

Letra e Balzakut për konteshën polake Hanska

Shkruan: DAIM ILAZI

Lidhja mes kolosit të letërsisë franceze e botërore Honoré de Balzak dhe konteshës polake, Hanska, zgjati 12 vjet pa u takuar Ajo dashuri lindi e u mbajt vetëm nëpërmjet korrespondencës. Ata rrallë takoheshin tinëz në Gjenevë apo Neuchatel të Zvicrës.Balzaku do të martohej me Hanskën më 1850, vetëm një vit para vdekjes së tij.Ai i shkroi më shumë se 800 letra dashurie konteshës Hanska.ja një nga ato letra.
Engjëlli im i adhuruar… Jam bërë vërtet i luajtur nga mendtë nga dashuria për ty. Rri si budalla e s’bëj gjë tjetër veç mendoj për ty e, çdo përfytyrim më sjell pranë teje. Të kap, të shtrëngoj, të puth, të përkedhel. Ti, je në zemrën time e, unë, ndjej aty praninë tende delikate. O perëndi, unë zgjohem çdo mëngjes me mendimin që t’i them vehtes: Hajt, nisu, shko të takosh engjëllin tënd… E pastaj, tërhiqem i shtrënguar nga dhjetra pengesa e obligime. Eshtë luftë e vërtetë kjo që ndodh brenda meje. Jo, kështu, s’rrohet !… Kjo që po ndodh, s’më ka bërë kurrë vaki… Ndjehem i përhumbur, i marrë e njëkohësisht i lumtur teksa përjetoj këtë endërr kaq delikate që për mua ka vlerën e një mijë vjet jetë. Jam vërtet në gjendje të tmerrshme. Në çdo qelizë, në çdo pore të trupit tim ndjej të jem i pushtuar, i përmbytur nga dashuria. Unë nuk jetoj veçse për dashurinë e, në të njejtën kohë po grryhem nga pezmi për të… Oh, Eva ime e embël, ti s’e di, por unë kam tani në duar letrën tende e, flas me ty sikur të të kisha ketu, para meje. Të shoh, të ndjej, të adhuroj të bukur e magjike. Dje, gjithë darkën, po thoshja me vehte: Ajo është e imja. As engjëjt në parajsë s’janë aq të lumtur sa ç’isha unë mbrëmë…