Ish-deputetja shpërthen në protestë: Shqiptarët nuk janë ped*rastë
Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka mbajtur fjalën e saj në një nga protestat e organizuara nga opozita.
Në fjalën e saj Caka me tonalitet të ashpër dhe të lartë është shprehur se qytetarët nuk duhet të presin asgjë nga ndërkombëtarët.
Teksa ka përmendur këtu që OSBE dërgon në Kuvend formular dhe i pyet deputetët nëse janë burra apo gra.
Sipas Cakës shqiptarët nuk janë ped*rastë, ndërkohë që gjinia e tyre është vetëm meshkuj dhe femra.
“Mos prisni asgjë nga ndërkombëtarët. OSBE çon formularët në Parlament dhe i pyet gratë dhe burrat çfarë gjinie keni ju. Çfarë gjinie kanë shqiptarët? Shqiptarët nuk janë ped*rastë. Ata janë burra dhe janë gra. Fëmijët tanë janë vajza dhe djem, dhe kjo duhet të jetë një vijë që nuk duhet të shkelet.”- ka thënë nga protesta Silva Caka.
Deklarata e saj ka nxitur reagime të shumta dhe të ndryshme, ku një pjesë janë shumë dakord me atë që ka thënë dhe pjesa tjetër e quajnë si një deklaratë të tuprshme fjalët e nxjerra nga ish-deputetja që për 4 vite është paguar nga taksat e shqiptarëve.