BallinaMaqedoni

Mexhiti: Në kuadër të IPA 3, janë paraparë 6 autobusë ekologjikë për transportin publik në Shkup

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Izet Mexhiti njoftoi se në kuadër të IPA 3 projektit “BE-ja për ajër të pastër”, janë paraparë masa në katër qytete të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Mexhiti mes tjerash tha se është paraparë furnizimi me 6 autobusë ekologjikë për transportin publik në Shkup.

“Ndërrimi i sistemit të ngrohjes në 70 objekte publike në 4 komuna, Shkup, Manastir, Tetovë dhe Kumanovë. Furnizimi i 6 autobusëve ekologjikë për të mbështetur transportin publik në Shkup. Furnizimi i 6000 fidaneve dhe shpërndarja e tyre në të katër qytetet, përpunimi i studimit të fezibilitetit për zgjerimin e më tejshëm të rrjetit të ngrohjes në Shkup, furnizimi i pajisjeve të monitorimit të ajrit”, theksoi Mexhiti.