October 18, 2024
Maqedoni

Një grua sulmohet fizikisht nga kolegu i saj në vendin e punës

Një grua është sulmuar fizikisht nga kolegu i saj në vendin e punës, ndërsa rastin e ka paraqitur në polici.

“Dje në stacionin policor në Gazi Babë, D.L (55) nga fshati Petrovec, Shkup, ka raportuar se rreth orës 12:20 në vendin e saj të punës në një kompani private në zonën e Gazi Babës pas një debati të mëparshëm, ajo është sulmuar fizikisht nga kolegu i saj B.N”.

Policia thotë se po merren masa për zbardhjen e rastit.