October 16, 2024
BallinaMaqedoni

Lajm i fundit: Aksident me tre viktima afër Shkupit

Tre pasagjerë kanë humbur jetën, pesë janë transferuar në spital, pasi pasditen e sotme është përmbysur një furgon në magjistralen Shkup-Veles, njofton MPB.

“Në orën 17:45. raportohet se një furgon është përmbysur në autostradën Shkup-Veles, para tunelit. Deri më tani janë konstatuar të vdekur tre persona, ndërsa pesë janë dërguar në spital për mjekim. Në vendngjarje janë dërguar ekipe policore dhe prokurori publik”, tha MPB, transmeton Lideri.mk.

Në vendin e aksidentit ndihmën e parë kanë dhënë dy ekipe të ambulancës nga Shkupi dhe një nga Velesi./Lideri