Maqedoni

Policia e Shkupit po kërkon tre fëmijë, janë larguar pa gjurmë

Shkup, 16 tetor – Në 24 orët e fundit, policia e Shkupit është në kërkim intensiv të tre prsonave të moshës së mitur që janë larguar nga shtëpitë, ose institucionet ku janë të strehuar. Rasti i parë i raportuar i referohet 14-vjeçarit I.I. nga Manastiri, banor i Institutit për Kujdesin e Fëmijëve në Karposh. Sipas raportit të paraqitur dje rreth mesditës, djali që më parë kishte tendencë të largohej, e ka bërë përsëri këtë. Vetëm disa orë më vonë, në Stacionin Policor Shuto Orizari, është raportuar zhdukja e 15-vjeçarit M.Sh. nga Shkupi. Gjyshi i tij, N.J., ka deklaruar se ky adoleshent edhe më parë ishte larguar nga shtëpia, por gjithmonë ishte gjetur dhe kthyer. Rasti i fundit i raportuar ndodhi në orët e natës, kur 36-vjeçarja E.T. raportoi se nga shtëpia ishte larguar vajza e saj 16-vjeçare, A.T.

Punonjësit e policisë menjëherë pas raportimeve kanë marrë masa intensive për të gjetur të miturit e zhdukur. Ata kërkojnë terrenin, komunikojnë me familjet, miqtë dhe të njohurit e fëmijëve, si dhe me të gjitha institucionet përkatëse.