VMRO: BDI ka ndërruar këngën, ndryshe fliste në pushtet, ndryshe tani në opozitë
VMRO-DPMNE sot akuzon BDI-në se kur është në qeveri flet ndryshe, ndërsa kur është opozitë thonë tjetër gjë.
BDI-ja, theksojnë nga atje, duhet të kuptojë se duhet të ndalë manipulimet.
“Kujtojmë BDI-në, kur ishin në pushtet, miratuan Strategjinë për reforma në administratë për vitet 2023-2030. Në të shprehen se balancuesi si mjet keqpërdoret dhe duhet shfuqizuar. Dhe Brukseli e tha qartë se balancuesi duhet të hiqet”, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Derisa BDI ishte në pushtet, ishte e stërngarkuar me rregullime tenderash, biznese në privat, dhe gjenin kohë në institucionet shtetërore për të luajtur futboll.
BDI-së sa ishte në pushtet nuk i interesonte fakti që qindra mijëra të rinj u larguan, se qytetarët jetuan keq.
Tani kanë ndërruar këngën sepse janë opozitë, kanë kohë të lirë dhe shohin vetëm si të sulmojnë.
Tani nga BDI-ja shohin vetëm se si të shkaktojnë pakënaqësi, të destabilizojnë, gjegjësisht si ta largojnë vëmendjen nga tema kryesore, që është që zyrtarët e tyre të japin përgjegjësi”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.
BDI-ja, shtojnë nga atje, ka një qëllim që zyrtarët e tyre në asnjë mënyrë të mos mbajnë përgjegjësi dhe ata janë të gatshëm ta pengojnë këtë me çdo kusht.