October 15, 2024
Maqedoni

LSDM: Edhe sa të shtëna dhe vrasje duhet të ndodhin që Toshkovski të japë dorëheqjen?

Sikur në Perëndim të egër, mbrëmë ka ndodhur një tjetër të shtëna në Çair. Me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit, situata me sigurinë e rrugëve është përkeqësuar në mënyrë alarmante dhe katastrofike, kalkulimet kriminale janë në rritje, thonë nga LSDM.

“Incidentet e përditshme të përgjakshme dhe të shtënat konfirmojnë përkeqësimin serioz të sigurisë në rrugë dhe tregojnë paaftësinë e plotë të Toshkovskit dhe MPB-së.

Edhe sa jetë njerëzore duhet të kërcënohen përpara se Toshkovski të marrë përgjegjësinë për kaosin në rrugë dhe të japë dorëheqjen? Mbi 20 incidente të armatosura kanë ndodhur në 100 ditët e fundit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Ky është i treti të shtëna në vetëm një muaj, javën e kaluar mbeti i plagosur një 19-vjeçar, më parë pati edhe të shtëna që plagosën djem 19-vjeçarë. Krahas Çairit, të shtëna ka pasur edhe në Haraçinë, Batincë, Hasanbeg, rrugën e Plastikave, Tetovë, ka ndodhur një vrasje afër Mavrovkës dhe dhjetëra vrasje të tjera.

Qytetarët kanë frikë për sigurinë e tyre, ndërsa Toshkovski dhe VMRO-DPMNE nuk kanë kapacitet për t’i mbrojtur ata. Ministër i Brendshëm më i paaftë nuk ka pasur asnjëherë”, akuzojnë nga LSDM.