Lloga: Me shfuqizimin e Balancuesit, Gjykata Kushtetuese ka bërë krim juridik
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se me shfuqizimin e balancuesit, Gjykata Kushtetuese ka bërë krim juridik.
“Gjykata Kushtetuese në Maqedoni ka sjellë vendime të çuditshme tashmë e një kohë, e një ndër ta tashmë edhe shfuqizimi i balancuesit. Ka bërë krim juridik sepse edhe beteja ime para një viti me Gjykatën Kushtetuese ishte sepse ata po sillnin vendime pa qenë të gjithë të emëruar, pra nga 9 sa janë tani, aso kohë kanë qenë vetëm 7”, tha Lloga. /tvklan.mk
Lloga: Draft versionin e Ligjit për përfaqësim të drejtë e ka përgatitur ASH-ja, në konsultim me BE-në dhe ekspertë të huaj!
Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se draft version i Ligjit për Përfaqësim të drejtë është hartuar nga Aleanca për Shqiptarët, duke u konsultuar me BE-në dhe ekspertë të jashtëm.
“Draft versionin bazik që e kam pa edhe unë, mendoj që për të njejtin flitet, sepse atë ligj e ka përgaditur Aleanca për Shqiptarët, sepse ashtu tha edhe ministri Arben Fetai kur deklaroi, iu referua atij ligji. Atë ligj për Përfaqësim të drejtë e kemi përgaditur ne, duke u konsultuar me BE-në, me SHBA-të, me përfaqësues të ndryshëm të shtetevë që kanë ardhur dhe na kanë takuar. Në dhjetor strategjia e Ligjit për përfaqësim të drejtë ka marrë pëlqimin e qeverisë së Maqedonisë.Atij ligji sot po i referohet edhe VLEN-i kur thotë së do të ketë ligj më të mirë për zëvendësim të balancuesit ”, deklaroi Lloga. /tvklan.mk