Të shtëna me armë në Çair, plagoset një person
Sonte ka pasur të shtëna në lagjen Çair të Shkupit, sipas informacioneve të TV21. Sipas të dhënave të deritanishme, një person është plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Qytetit.
Kjo është hera e dytë që ndodhin të shtëna në vetëm disa ditë, pasi më parë, në një përplasje me armë në të njëjtën lagje, u plagos një 19-vjeçar nga Shkupi.