Dëshmoi nëna e Vanja Gjorçevskës: Google na tregoi se gjendet në qendër të Shkupit, babai i saj e kërkoi në Saraj dhe Haraçinë
Aleksandri që në momentin e parë pretendoi se Vanja ishte rrëmbyer, më tha se ishte në Saraj me një shok, pastaj në Haraçinë, pastaj në Bllacë, por kishte shumë turmë dhe u kthye, dëshmoi nëna Zorica Gjorçevska.
Sipas celularit, lokacioni i parë që më tregoi Google menjëherë pas zhdukjes së vajzës sime ishte një shtëpi e braktisur në bulevardin “aradhat Partizane” në Shkup, tha më tej nëna e vajzës 14 vjeçae Vanja Gjorçevska, në dëshminë e sotme për vrasjen e vajzës së saj dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, vrasje që ndodhivitin e kaluar në nëntor.
– Atë ditë Vanja u nis vetëm për në shkollë në orën 07:20, unë nisem në orën 7:40. Pastaj pashë mesazhin nga klasa se Vanja mungonte në orën e parë, mesazhi ishte në 7:43, e pashë në 7:45. E thirra Vannjën në
telefon, por ajo nuk kishte qasje. Vendndodhja e Google tregoi se ishte diku në rrugën “Partizanska”. Vendosa të telefonoja Aleksandrin, i thashë që Vanja ishte zhdukur. Ai tha se do të vinte dhe unë dhe Aleksandri shkuam me makinë në vendin ku na tregoi Google, por aty ishte një shtëpi e braktisur. Ne bërtitëm: Vanja, Vanja, por asgjë. Rreth orës 08:30 bëmë denoncim në polici dhe nisën kërkimet. Aleksandri erdhi shpejt pasi e mora ne telefon, nuk eshte e zakonshme qe ai te pergatitet shpejt, ai di të vonohet, por kur e telefonova erdhi shpejt. Ai nuk më tha asgjë për zhdukjen e Vanjas, unë i thooja se nuk e dija ku ishte, se nuk ishim grindur, po flisnim se ku të shkonim, ku ta kërkonim. U kthyem dhe u ulëm në një stol, u ula me një polic , dhashë informacione, thirra kolegët e mi në telefon, që të mund të përpiqeshin të gjenin telefonin e saj. Polici sugjeroi që të ktheheshim në shtëpi, mos ndoshta ajo është kthyer rastësisht, sepse u ankua një natë më parë se nuk ishte mirë. Pastaj thirra vajzën e vogël nga shkolla, kur kuptoi se Vanja nuk shkon në shkollë, filloi të qajë dhe unë shkova ta marr nga shkolla – dëshmoi Zorica Gjorçevska.
Kur u kthye Aleksandri, shtoi ajo, më tha se ishte në Saraj me një shok, pastaj në Haraçinë, pastaj në Bllacë, por kishte shumë turmë dhe u kthye.
– Që në momentin e parë që pretendoi se Vanja ishte rrëmbyer, tha se “nuk ka çfarë të bëjë tjetër” – tha Zorica.
Ajo shtoi se një koleg i sugjeroi që të postonte në Facebook se Vanja mungon në mënyrë që të gjendet më shpejt.
– E pyeta policinë nëse mund të publikoja, më thanë lirisht. Njoftova se Vanja ishte jashtë shtëpisë në orën 7:20 të mëngjesit, si ishte veshur dhe lashë numrin tim nëse e pa dikush, për të telefonuar. Fëmijët zakonisht shkonin në shkollë së bashku. Të premten sipas orarit fëmiu i dytë është nisur nga ora e dytë. Më 27 Nëntor kujdestarja e vogëlushes ishte e sëmurë dhe i thanë të vinte nga ora e dytë. Aleksandri nuk u informua nga unë që Mina do të humbiste klasën e parë të hënën, por fëmijët i thanë. Kujdestarja e Vanjës zakonisht raporton nëse një fëmijë është vonuar, por pas orës së parë. Mbrëmjen e kaluar e thirra mësuesen e klasës për një tekst të humbur, kështu që mësuesja e klasës e priste Vanjen në orën e parë dhe prandaj më lajmëroi pas 15 minutash – dëshmoi nëna e vanjës, Zorica.
Ajo thotë se kërkimi për Vanjan përfshinte të afërmit e saj, kolegët, prindërit nga klasa e Vanjas, fëmijët e klasës së saj që printonin fletushka, prindërit kontrolluan kamerat…
E pyetur nëse kanë kërkuar nga pronarët e kamerave që vullnetarisht t’i kontrollojnë kamerat, Zorica tha: “Po, të gjithë në rrugën për në Pestaloci na lejuan, por ajo nuk ishte në kamera. Fqinjët dhe vendasit përgjatë rrugës “Partizanska” na dhanë regjistrimet në USB për t’i parë, por ajo ishte zhdukur”.
– Aleksandri po shikonte kamerat, u shfaq një Goce dhe ata po shikonin kamerat. Gocen nuk e njoh personalisht, por e di kush është, e kanë kumbarin e familjes. Goce dhe Aleksandri shikuan videot, dilnin, flisnin me policinë, Gotse kishte miq në polici, njihte inspektorët dhe ndihmonte Aleksandrin – tha Zorica dhe shtoi se nuk komunikonte shumë me ish-bashkëshortin, por vetëm për çështje që kishin të bënin me fëijët.
Lidhur me qëndrimin e Aleksandrit ndaj fëmijëve, Zorica tha se ai ndonjëherë dinte të reagonte në atë mënyrë që fëmijëve nuk u pëlqente, dinte t’u bërtiste, përndryshe kujdesej për ta.
“Ai kishte një çelës të banesës, që nëse rastësisht njëri nga fëmijët nuk merrte një çelës, të vinte t’ua hapte derën. Sa ishim bashkë kam punuar vetëm unë, kur u divorcuam punonte edhe ai. Rroga ime ishte e mirë, nuk kërkoja alimentacion, por ai gjithmonë i ndihmonte fëmijët, i merrte me pushime, derisa e humbi punën në mars të vitit 2023”- shtoi Zorica./Zhurnal