October 13, 2024
Rajon - Botë

E dha jetën për të shpëtuar 10 persona, Bosnja u nda me dhimbje e lot nga heroi i saj

Në JABLLANICË, Bosnje Hercegovinë, është gjetur një tjetër viktimë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, duke e çuar në 21 numrin e viktimave në pjesën veriore të Hercegovinës, ku situata po normalizohet dhe familjet po akomodohen përkohësisht në kontejnerë banesash të dhuruara nga Kroacia.

Sipas raportit të mbrëmjes të Shtabit të Krizave të Qarkut Hercegovina-Neretva, deri më tani janë gjetur trupat e shtatëmbëdhjetë viktimave nga Jabllanica dhe tre nga Konjiqi. Kërkimi vazhdon për tre persona të raportuar të zhdukur në Jabllanicë dhe për dy në Konjic.

Është gjetur trupi i Ernad Begoviqit, i cili së bashku me babain e tij kanë shpëtuar dhjetë persona gjatë vërshimeve para se të merej nga rrjedha e ujit, transmeton portali Lideri.mk.
Bosnja është ndarë me dhimbje dhe lot nga heroi i saj, që dha jetën për të shpëtuar bashkëqytetarët, prindë dhe fëmijë./Lideri