October 12, 2024
BallinaMaqedoni

Profesori nga Britania ndërroi jetë duke ligjëruar në Maqedoni

Një ligjëruas nga Skocia vdiq papritur teksa jepte mësim në edicionin e 15-të të Shkollës për Liderë të Rinj në Ohër. Pedagogut i është përkeqësuar gjendja gjatë ligjëratës. Jozyrtarisht, transmeton Lideri.mk, i ndjeri është shtetas britanik i lindur në vitin 1954.

Lajmin për SAKAMDAKAZAM e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ata thonë se shkaqet e vdekjes do të përcaktohen më tej.

“Sot në orën 15:30 në SPB Ohër është raportuar se një person nga Skocia ka ndërruar jetë papritur në hotelin “Inex Gorica”. Shtetasi i huaj ishte duke mbajtur leksione në Shkollën e Liderëve të Rinj kur u sëmur. NË mënyrë plotësuese do të përcaktohen edhe shkaqet e vdekjes”, tha MPB për portalin SAKAMDAKAZAM.

Ndihma emergjente mjekësore, policia dhe prokurori kanë konstatuar vdekjen, ndërsa pas obduksionit do të dihen shkaqet e vdekjes.
Në shkollën e këtij viti janë rreth 40 pjesëmarrës dhe për shkak të karakterit ndërkombëtar, një e treta e pjesëmarrësve janë të huaj./Lideri