Takimi i Ministrit Orhan Murtezani me Ambasadorin e Malit të Zi Miljaniq
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot zhvilloi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Malit të Zi në Maqedoninë e Veriut, Zoran Miljaniq, në të cilin u theksuan partneriteti dhe aleanca e fuqishme bilaterale, në veçanti rruga evropiane e të dy vendeve.
Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për përvojën e përbashkët me Malin e Zi, në veçanti gjatë përgatitjes së procesit të skriningut, i cili paraqet shembull të shkëlqyer të shkëmbimit të njohurive dhe praktikave të mira, njëherit edhe thellimit të bashkëpunimit bilateral – theksoi Murtezani.
Murtezani dhe Miljaniq konstatuan se si shtete të përkushtuara ndaj vlerave evropiane dhe euroatlantike, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë në nivel bilateral, duke e mbajtur nivelin e lartë të dialogut politik. Ata i potencuan kontaktet e vazhdueshme në nivel të lartë dhe pjesëmarrjen në nismat rajonale, që pasqyrojnë bashkëpunimin e fuqishëm dhe miqësor mes dy vendeve.
Bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e Planit të Rritjes së KE-së për BP dhe Agjendën reformuese, të cilat janë të rëndësishme për progresin e procesit të integrimit evropian. Marrëveshja për bashkëpunim e vitit 2012 mes dy vendeve u theksua si kornizë e rëndësishme për ringjalljen e serishme të shkëmbimit të ekspertizës për tema lidhur me BE-në me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe Agjendën Reformuese.