October 10, 2024
Shqipëri

Do të inaugurohet nga Erdogan, snajperë në çatitë pranë xhamisë në Tiranë (Video)

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mbërrin ditën e sotme në Tiranë për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë.

Snajperistë janë vendosur në ndërtesat pranë xhamisë për të garantuar sigurinë e presidentit turk.

Në pamjet e siguruara nga Panorama.al shihet momenti kur snajperistët ngjiten dhe pozicionihen në çatinë e një prej godinave.

Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë do të bëhet në orën 16:50 sipas axhendës.

Axhenda:

12:15 – Takimi Tête-à-tête i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Erdoğan
Vendi: Kryeministria

13:15 – Këshilli i Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi

14:25 – Firmosja e marrëveshjeve respektive mes dy vendeve
Vendi: Kryeministria

14:35– Deklaratë e përbashkët e Kryeministrit Rama – Presidentit Erdoğan
Vendi: COD, Kryeministri

16:50 – Përurimi, Xhamia e Namazgjasë