Sirtari i turpit!
Shkruan: Ylber Murtezi
Prologu dhe epilogu!
Zakonisht një dramë sipas procesit dhe zhvillimit të saj patjetér se duhet të mbéshtetet tek prologu dhe epilogu.
Brenda këtyre dy shtyllave zhvillohet ngjarja me gjitha amplitudat lartë-poshtë.
Si popull i hjekun e i sakrifikuar népër shekuj gjithmonë kërkonim shpresën (God) godo-n.
Sikur Vlladimiri dhe Estragoni në absurdin e Becketit që ishin në pritje të shpëtim-shpresés ,të njejtin fat e kishim edhe ne si popull.
Dhe shpeshherë me lehtësi brenda historikut tonë krijonim mite.
Shpresa dhe ëndërra mbeshteten tek Mitet.
22 vjeçarin e fundit NE me pavetëdije në eufori krijuam MIT.
Miti i shpresës.
Gjatë këtij procesi kohor GUXIMI tek populli u rrit ,u rrit ,u rrit derisa kaluam në delirium.
Ndërkohë disa po shkonin me kokë në mur…e disa po mundoheshin ti përceptojnë dhe nuhasin gjérat përtej murit.
Shpresa dhe guximi u shëndrruan ne flusk ,ashtu siç kalonte koha.
Mileti ende po jetonte në delirium në një “simfoni pa orkestër” e dinte se notat muzikore nuk po akordoheshin si duhet,mirëpo….vazhdonte të vallézonte me ritme anakronike.
ATA që hetuan hapat e vallëzimit njé para-tre mbrapa u térhoqën nga vallja.
Godo nuk erdhi asnjéherë,por neve ende na udhëhiqte (shpresa)!!!
Godo ishte futur né “sirtaré” me fjalëkalim té paidentifikuar, por…populli ende po shpresonte.
Dy dekada iluzioni për një gjuhë, flamur, drejtési, veting, balanser mileti kishte qenë i génjyer.
Ky ishte prologu
EPILOGU?
Eh…epilogu…
“Ideali” ishte futur né sirtarë!
Gjuha në sirtarë!
Balanseri në sirtarë!
Vetingu në sirtarë!
…..Mileti (n’sirtarë)
Godo-ja(shpresa) n’sarajet e Zajazit(dhe késhtu familja zajaziane jetuan té lumtur pérgjithmoooooné…)!!!