BallinaMaqedoni

Balancuesi/ Arbër Ademi: Kushtetuesja e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit, na ktheu para vitit 2001

Arbër Ademi në një paraqitje para mediave ka deklaruar se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk nënkupton vetëm shfuqizim të mekanizimit të “Balancuesit”, por edhe heqjen e mekanizmit për përfaqësim të drejtët dhe të barabartë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, transmeton TV21.

Ademi shtoi se ky vendim, e rrënoi postulatin kryesor të Marrëveshjes së Ohrit dhe na ktheu para vitit 2001.

“Është një vendim skandaloz, puro politik dhe në kundërshtim me kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese në vend se të jetë gardian kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, ata sjellin vendim të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën, me Marrëveshjen e Ohrit, me parimin e MO-së – përfaqësimin e drejtët dhe të barabartë. Që nga sot e tutje, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, bien poshtë kuotat për përfaqësim gjatë punësimit. Pra, nga dita e sotme askush nuk do t’u kërkojë qytetarëve deklaratë për përkatësinë etnike. Pra nuk është vendim që ka të bëjë me shfuqizim e “balancuesit”, është shumë më shumë se aq”, tha Ademi.

Sipas tij, me këtë vendim qytetarëve u mohohet e drejta kushtetuese – për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

“Dhe ne, nga dita e sotme kthehemi para vitit 2001”, tha Ademi./TV21