October 9, 2024
Maqedoni

Kumanovë, shtetasi gjerman ka therur dy djem të mitur, njëri në gjendje të rëndë

Një shtetas gjerman në Kumanovë ka therur dy të mitur. Motivet sipas burimeve policore kanë të bëjnë me një shumë të parave që dy të miturit e kanë ditur se i posedon në çantën e tij shtetasi gjerman. Në deklaratën e tij të parë pas arrestimit, shtetasi gjerman ka deklaruar se në çantën e tij ka pasur një shumë të parave mbi 8 mijë euro, ndërsa nga të miturit është ndjekur një kohë të gjatë që t’i merren paratë. Derisa ka rezistuar t’i shmang i njëjti është sulmuar me gjësende të forta, ndërsa në një moment në vetëmbrojtje ka tentuar t’i neutralizon dy sulmuesit me thikë. Njëri prej tyre mësohet të jetë në gjendje më të rëndë ndërsa tjetri është lëshuar për kurim shtëpiak. Shtetasi gjerman, identiteti i të cilit akoma nuk është bërë i ditur po mbahet në polici. Ndaj të njëjtit pritet të caktohet masa e kujdesit. Në rrethana jo zyrtare mësohet se ndaj shtetasit gjerman ka pasur një urdhër policorë që ta lëshon shtetin, por i njëjti nuk e ka respektuar, përkatësisht ka zvarritur zbatimin e urdhrit policorë. /Alsat.mk