October 8, 2024
Maqedoni

Mjeku i ri nga Sllupçani, Pajtim Asani, mbrojti me sukses maksimal temën e doktoraturës

Edhe pse në moshë mjaft të re, mjeku nga Sllupçani, Pajtim Asani, ka mbrojtur doktoraturën në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Disertacionin Asani e ka mbrojtur me sukses maksimal, shkruan portali Lideri.mk, duke sjellur një punim të rëndësishëm shkencor për shërimin e kancerit.

Me marjen e këtij titulli, Asani ka bë krenar familjarët, shokët dhe bashkëvenasit e tij, kurse lajmin e ka shpërndarë bashkë me një porosi profetike:

“E kanë pyetur të dërguarin Muhamedin p.m.q.m, ku ëshë parajsa?!
Ju është përgjigjur: -“Nën këmbët e nënave të juaja”
Për nënën time…”./Lideri