Vajza e gazetarit Rrahim Ganiu dhuroi mijëra libra nga arkivi i babait për shkollat dhe Bibliotekën e Manastirit
SHSH”ABC-POETIKE” NGA SHKUPI VAZHDON ME GRUMBULLIMIN E LIBRAVE
Zonja Suzana Lamallari, e bija e ish gazetarit, kryeredaktorit të Radio Shkupit, shkrimtarit dhe poetit të ndjerë Rrahim Ganiu dhuroi mijëra libra “ABC-POETIKE” nga Shkupi për ti ndarë për bibliotekën e Manastirit dhe shkollave tjera me mësim në gjuhën shqipe, shkruan portali Lideri.mk.
“Këtë ndarje të shumë librave e bënë për nderë të babait të saj të ndjerë dhe për të ndihmuar bibliotekat e shkollave shqipe në mbarë vendin. Grumbullimi i librave për bibliotekën e Shtëpisë muze të Manastirit dhe shkollave në gjuhën shqipe vazhdon. Libri e ka vendin atje ku lexohet, pra në biblioteka”, njoftoi “ABC POETIKE”./Lideri