Policia kapi personin që shkaktoi zjarrin në komunën e Tetovës, tregon identitetin e tij
Më datë 07.10.2024 në ora 20.15 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria B.R (38) nga Republika e Kosovës, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. Ai dyshohet se një ditë më parë e ka ndezur zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës. Personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga neni 288 i Kodit Penal.