DiasporaMaqedoni

Paska ndërruar jetë në Amerikë patrioti i madh dibran i diasporës, Bashkim Klloboçishta!

Shkruan: Ylber Pilku

Më moshën 63 vjeçare, paska kaluar në Amshim një nga Patriotët më të Mëdhenj shqiptar të Diasporës, Bashkim Klloboçishti.

Ne dibranët krenohemi që kishim në mesin tonë një bashkëvendas si Bashkimi, i cili shquhej për virtyte të larta morale, kombëtare dhe intelektuale.

Ai i takonte gjeneratave të persekutuara dibrane, që u detyruan të emigrojnë jashtë vendlindjes, por që kontributin për kombin dhe atdheun nuk e ndalën asnjëherë. Çështjen kombëtare e kishte mbi të gjitha dhe për këtë çështje ishte i gatshëm të paguajë çdo çmim.

Me Bashkimin nuk krenohemi vetëm ne si Dibranë, por edhe të gjithë ata që e njohën.

U prehsh në Paqe Bashkim, qofsh i Xhenetit. Unë dhe të gjithë ne miqtë e tu, kemi qenë me fat që kemi pasur mundësi të degjojme fjalët dhe këshillat e tua!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes!