Kosova ka përgatitur kërkesat për “Grupin e Kumanovës” (Foto)
Filkov dhe Ministri i Drejtësisë së Kosovës diskutuan për “Monstrumin” dhe “Divo Naseljen”
Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Igor Filkov ka zhvilluar sot një takim pune në Prishtinë me Ministren e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, shkruan portali Lideri.mk, ku janë shkëmbyer përvojat dhe praktikat e mira në proceset reformuese.
– Në takim u diskutuan dy çështje të hapura me interes për të dyja vendet. Është diskutuar për rastin “Monstra”, për të cilin pala kosovare ka deklaruar se kërkesat për ekstradim janë proceduar nga Prokuroria Publike dhe se menjëherë pas marrjes së vendimit ose pas marrjes së informacioneve konkrete për të, do ta informojnë Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Lidhur me kërkesat e tyre për rastin “Lagja e Trimave”, ministri Filkov tregoi se të gjitha rastet janë marrë në shqyrtim dhe se ato janë duke u trajtuar në përputhje me legjislacionin vendas dhe të gjitha standardet ndërkombëtare, shkruan portali Lideri.mk.
Dy ministrat shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin mes dy institucioneve në drejtim të realizimit të angazhimeve të përbashkëta./Lideri