Maqedoni

Në spitalin e Dibrës u soll një burrë pa shenja jete, arrestohet gruaja e tij nga Shqipëria

Me datë 06.10.2024 në ora 14:00 në SVR Tetovë është raportuar se J.A.(67) nga fshati Skudrinje, komuna e Mavrovës dhe Rostushë është dërguar pa shenja jete në sitalin e Dibrës. Sipas njoftimit, ai ka rënë nga një pemë dhe ka ndërruar jetë, teksa bashkë me gruan e tij të pamartuar JB (53) nga Republika e Shqipërisë po mblidhnin gështenja. Por pasi e ka dërguar në spital, gruaja është larguar nga spitali dhe në orën 17:10 është privuar nga liria në pikën kufitare Xhepisht, në tentativë për t’u larguar nga vendi. Ajo është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme.