Mexhiti: Lëvizja Demokratike, po rritet, nga Pllasnica fillojmë formimin e degëve partiake!
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili drejton partinë Lëvizja Demokratike, ka vizituar dhe Pllasnicën, me ç’rast ka njoftuar se nga ky vendbanim, subjekti i tij fillon themelimin e degevë partiake.
“Nga Pllasnica, po nisim edhe themelimin e degëve të Lëvizjes Demokratike, në mbarë vendin!
Në takimin me qytetarët e Pllasnicës, ndjeva krenarinë dhe besimin që ata kanë tek ne dhe misioni ynë. Ky vend simbolizon fillimin e rrugëtimit tonë për ndryshim, dhe qytetarët e Pllasnicës mbeten shtylla e fuqishme e përkushtimit tonë.
Me besimin e qytetarëve, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që meritojnë!”, ka shkruar Mexhiti.