Mickoski: Jemi të gatshëm për bisedime me Bullgarinë, nga Sofja vijnë sinjale të ndryshme
Politikanët bullgarë duan të përfshijnë temën e Maqedonisë në fushatën e tyre zgjedhore. E kam thënë shumë herë që nuk do të jemi naivë dhe do të biem në gracka të tilla. Ne kemi interesin dhe qëllimin tonë dhe duam të bëjmë hapa të vendosur, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar reagimin e djeshëm të MPJ-së bullgare si reagim ndaj deklaratave të tij të mëparshme.
Sa i përket bisedimeve me fqinjin tonë lindor, Mickoski thotë se ne jemi të gatshëm kur të duan dhe në bazë të çfarë platforme dhe plani duan që të ulemi të bisedojmë dhe të gjejmë zgjidhje dhe të respektojmë standardet ndërkombëtare, transmeton Lideri.mk.
– Ajo që u propozua nga kryesuesi i BE-së, Viktor Orbán, është në emër të Presidencës së BE-së. Tani duhet të shohim se kush çfarë sinjalesh dërgon nga Bullgaria. Në vendin tonë sinjali është i qartë – duam një zgjidhje të mirëfilltë dhe nuk pranojmë shantazhe dhe ultimatume – u shpreh Kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pas vendosjes së gurthemelit të një objekti të ri në terminalin e doganimit të mallrave, ku u shënua fillimi i përmirësimit dhe rindërtimit të pikës kufitare Deve Bair.
MPJ bullgare reagoi dje se procesi i integrimit evropian është i bazuar në meritat e veta dhe nuk lejon ndërmjetësim ndërmjet BE-së dhe një vendi kandidat, transmeton Lideri.mk.
Garancia e vetme e suksesit është plotësimi i kritereve dhe kushteve të vendosura, thuhet në reagim, njoftuan media bullgare.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán, i cili ditën kur erdhi lajmi nga Brukseli për ndarjen e Tiranës dhe Shkupit në negociatat me BE-në, e vlerësoi se një lëvizje e tillë ishte një “gabim historik në katror”, dhe si kryeministër i shteti që kryeson BE-në, ai ofroi edhe ndërmjetësimin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.