October 5, 2024
Maqedoni

Përmbytjet në Bosnje, Ahmeti: Solidarizohem me popullin boshnjak

Pas përmbytjeve në Bosnjë ku deri më tash raportohet për 21 viktima dhe qindra të vdekur, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se solidarizohet me popullin boshnjak, ndërkohë që u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Pamjet dhe lajmet nga Bosnja dhe Hercegovina, por edhe Shqipëria dhe vendet tjera, si pasojë e përmbytjeve, janë zemërthyese.

Ngushëllime familjeve të viktimave në Bosnje, solidarizohem me popullin boshnjak dhe me përpjekjet e shpëtimtarëve në këto ditë të vështira në përballje me përmbytjet vrastare dhe devastuese”, ka shkruar Ahmeti.