BallinaMaqedoni

IPSH – Tetovë për herë të parë me tabela udhëzuese në shqip

Për herë të parë që nga ekzistimi i tij, IPSH – Tetovë ka tabela udhëzuese edhe në gjuhën shqipe.

Vendosja e tabelave edhe në gjuhën shqipe është bërë e ditur nga vetë ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.

“Në Institutin për Shëndet Publik të Tetovës kemi vendosur gjuhën Shqipe për herë të parë në tabelat udhëzuese. Ndryshim me Punë”, shkruan Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë në rrjetet sociale.

Ndryshe, ministri Taravari ishte ministri i parë shqiptarë që filloi me vendosjen e tabelave edhe në shqip në institucionet shëndetësore. Këtë e nisi që në vitin 2017-të kur resorin e shëndetësisë e drejtoi për kohë të shkurtë, ndërsa vepri i parë i tij si ministër atë kohë ishte vendosja e tabelave edhe në gjuhën shqipe në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.