Maqedoni

Mickoski: Do ta analizojmë kërkesën e Filipçes për seancën e mbyllur në Kuvend

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski i është kundërpërgjigjur thirrjes së kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçes në lidhje me kërkesën për mbajtjen e një seance të mbyllur në Kuvend ku do të diskutonin për të ardhmen evropiane të vendit.

Mickoski tha se do ta analizojmë kërkesën e Filipçes.

“Edhe Venko Filipçe duhet të thotë diçka. Ai ka zgjedhur ta thotë këtë. Në rregull do ta analizojmë këtë propozim dhe së shpejti sot do të japim përgjigje për këtë”, u përgjigj Mickoski.