Maqedoni

Filipçe kërkon seancë të mbyllur në Kuvend për të ardhmen evropiane të Maqedonisë

VMRO-DPMNE dhe Qeveria e kanë për detyrë ta informojnë Kuvendin dhe deputetët për hapat e ardhshëm në lidhje me integrimin në BE pasi që e ndërprenë plotësisht procesin dhe Shqipëria u shkëput nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së, thonë nga LSDM.

“Qytetarët nuk guxojnë të mbeten pa perspektivë të qartë, as VMRO-DPMNE nuk ka të drejtë që në mënyrë të njëanshme t’i ndërpresë negociatat, pa thënë qartë se cila është alternativa. Ata premtuan kushte më të mira në negociata, premtuan ndryshim të kornizës së negociatave, premtuan diplomaci të mençur. Nuk ka asgjë nga kjo tani për tani dhe nuk duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë, pa plan dhe pa strategji.

Nëse anulohen integrimet në BE, të thonë se çfarë alternativë ofrojnë për zhvillimin afatgjatë të vendit. Nëse nuk anulohen, duhet të thonë se cili është plani, çfarë hapash konkretë po ndërmerren, cilat janë afatet dhe çfarë mund të presin qytetarët për këtë çështje.

Në seancën e mbyllur presim që ata të paraqesin informacion të detajuar se cilët anëtarë mbështesin idenë e qeverisë për ndryshimin e kornizës së negociatave, për të thënë pse partneri strategjik Hungaria votoi për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe cilat janë strategjitë diplomatike me të cilat ata planifikojnë të përmirësojnë pozicionin e tyre dhe të shkëputin negociatat”, shtoi partia opozitare”, thonë nga LSDM.

LSDM, siç theksojnë nga partia, do të veprojë në mënyrë konstruktive në Kuvend dhe do të mbështesë çdo ide të sinqertë për tejkalimin e kësaj gjendjeje status quo në të cilën jemi futur.