October 4, 2024
Maqedoni

Mjeku nga Tetova shkon vullnetar për të ndihmuar pacientët në Bejrut

Vesel Qazimi edhe pse në moshë të re, ka arritur shumë suksese në karrierën e tij mjekësore. Përveç si mjek profesionist ai shquhet edhe për shpirtin humanitar.

Ai për momentin gjendet në Bejrut të Libanit, si vullnetar për të ndihmuar pacientët, në ketë qyteta të kapluar nga lufta e ashpër, shkruan Lideri.mk.

Ai më herët ka qenë vullnetar edhe në Ukrainë, në ndihmë popullit ukrainas të goditur nga agresioni rus./Lideri